Connect with us

Futboll

“Griezmann do të shkojë te Manchester United!!!”

Mesfushori i Arsenal, Emmanuel Petit, ka mbështetur idenë e sulmuesit të Atletico Madrid, Antonie Griezmann për të shkaruar te Manchester United gjatë merkatos së verës, duke thënë se atë do ta ndihmojë fakti që do të luajë në të njëjtën skuadër me Paul Pogba. Griezmann, i cili është bërë golashënuesi më i mirë i Atletico Madrid në historinë e Champions League, kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe Arsenal. 25-vjeçari konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në Europë dhe Petit beson se 100 milionë euro janë një shumë e mjaftueshme për ta çuar në “Old Trafford”.

The 25-year-old celebrates after scoring in the last 16 first leg against Bayer Leverkusen

“Unë mendoj se ai do të shkojë te Manchester United, pa dyshim, – tha Petit për “Sky Sports”. – Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Pogba dhe janë miqësuar shumë kur kanë luajtur te Franca. Janë shokë të ngushtë dhe ai do të sjellë gola, asiste dhe mentalitet fitues te skuadra e United.” Pogba dhe Griezmann janë dy futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares francez dhe padyshim që nëse luajnë në të njëjtin klub nga kjo do të përfitojnë edhe “gjelat.”. “Griezmann është rritur hap pas hapi gjatë katër viteve të fundit, ashtu si Pogba. Mendoj se në sezonin e ardhshëm do të jenë futbollistët më të rëndësishëm për United,” – tha Petit.

Më shumë nga Futboll