Gossip

Griezmann tregon sekretin e shkëlqimit në fushë: Falë gruas time…

Antoine Griezman është protagonist i numrit të radhës të revistës ranceze “Elle”. Sulmuesi i Atlético Madrid ka folur aty për jetën private, për gruan dhe vajzën e tij. “Gruaja ime, Erika Choperena, është shumë e dobishme, çdo ditë. Është pjesërisht falë saj, që ndjehem mirë në fushë”, – tha lojtari i Atletico Madridit.

Për Griezmann, 2016-ta ishte një vit i madh. Kjo për shkak se, përveç performancës së tij të mirë me Francën dhe Atletico Madrid, lindi vajza e tij, një fakt themelor në jetën e sulmuesit: “Kur ka lindur vajza ime, Mia, isha krejtësisht i lumtur. Kam asistuar në lindjen e saj, por pa qenë në gjendje të bëj asgjë për ta çliruar Erikën në ato momente.

Stafi mjekësor u zhvendos dhe unë isha duke qëndruar aty, i zbehtë dhe gjysëm i fikur. A doje të bëheshe baba, më pyeti Erika, e cila më solli pak në vete…” Më tej, sulmuesi i njohur francez bëri një kërcënim: “Nëse ju prekni familjen time, atëherë mund të bëhem i dhunshëm”.

Më shumë nga Gossip