Connect with us

Futboll

Griezmann zbulon portierin më të mirë në botë…

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antonie Griezmann, e ka cilësuar shokun e tij të, skuadrës Jan Oblak si portierin më të mirë të planetit, pasi pritja e tij e trefishtë i dha mundësinë skuadrës spanjolle të ruante të paprekur rrjetën ndaj Bayer Leverkusen në Champions League. “Ai po e tregon ditë pas dite dhe e bëri sërish në këtë ndeshje. Ai është më i miri në botë,” – tha sulmuesi i Francës. Gjithashtu, Diego Simeone ka përgëzuar portierin e tij, teksa trajneri pohon se nuk ka preferenca në shortin e çerekfinaleve.

Jan Oblak (left) is congratulated by Stefan Savic after the final whistle at the Vicente Calderon

Oblak bëri tre pritje në harkun e 10 sekondave në ndeshjen kundër Bayern Leverkusen, teksa Atletico siguroi për të katërtin sezon me radhë kualifikimin mes tetë ekipeve më të mira të Europës dhe Simeone tha: “Oblak u tregua fantastik. Edhe portieri i tyre bëri pritje të mira në pjesën e parë ndaj Correa dhe Koke.” I pyetur nëse preferonte Leicester në raundin tjetër, Simeone, i vetmi trajneri në Europë që ka qenë në katër çerekfinalet e fundit, deklaroi: “Ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme kundër Sevilla, sepse nuk mund të ndikojmë në short. Le të dalë çfarë kundërshtari të dojë fati…”

The goalkeeper (2nd right) denied Julian Brandt and Kevin Volland (right), the latter twice

Më pas, Simeone tha: “Champions League është gjithmonë speciale për klubin, tifozët dhe lojtarët sepse prodhon një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe unë jam i kënaqur që prej katër vitesh përgatis ndeshjen çerekfinale në këtë veprimtari.” Ndërsa Griezmann shtoi: “Duket se është e lehtë të shkosh deri në çerekfinale, por shumë ekipe të mëdha nuk janë këto. Duhet të japësh gjithmonë maksimumin e mundësi dhe për të shkuar në finale duhet të jesh në gjendje të fitosh ndaj kujtdo.”

Më shumë nga Futboll