• Gruaja e Essien, ofertë për klubin Como!!!

    Publikuar: 15 Mar 7:24

    Klubi sportiv “Calcio Como”, i deklaruar si i falimentuar në vitin 2016, ka përfunduar në ankand, i cili do të nisë nga një bazë prej 227 mijë eurosh, por në tre mundësi nuk pati asnjë ofertë. Në të kartën, erdhi surpriza. Sipas bashkisë së qytetit italian Como, në mëngjesin e sotëm është depozituar një zarf me një ofertë për blerjen e klubit. Sipas shtypi lokal oferta ka ardhur nga Akosua Puni, biznesmene dhe gruaja e futbollistit ganez, Michael Essien, ish-futbollist i Lyon, Chelsea, Real Madrid dhe AC Milan, aktualisht te Persig Bandung, në Indonezi, klubi i Eric Thoir.

    Image result for stadio sinigaglia como

    Mesa duket, gruaja e Essien, që ka qenë edhe menaxherja e bashkëshortit të tij, ka vizituar stadiumin “Sinigaglia” dhe qendrën sportive në Orsenigo, ku është selia e klubit të Como. Nesër në mëngjes, në momentin që zarfi do të hapet përpara gjykatësit, do të verifikohet se sa është oferta e bërë nga Akosua Puni dhe nëse bashkëshortja e Essien do të jetë apo jo pronarja dhe drejtuesja e një klubi historik në Itali, themeluar 110 vjet më parë dhe që ka luajtur për herë të fundit në Serie A në sezonin 2002-03.


    Lexo postimet e tjera