Gossip

Gruaja e Lampard zbulon historinë drithëruese: Mendonte se ishim të martuar prej 3 vitesh

Gruaja e Frank Lampard, ish-futbollist i Chelsea dhe Manchester City, është ndjekur nga një “stalker” për rreth tre vite. Një aktor në fillimet e karrierës i dërgonte mesazhe nga janari i 2015-ës deri muajin e kaluar. Christine Lampard ka marrë një letër nga King, kështu e quante veten, dhe disa vizita poshtë shtëpisë së tyre. Në fillimin e këtij viti, prezantuesja ka folur me bashkëshortin për këtë, i cili ka marrë masat për ta mbrojtur nga “stalker”-i, i cili kishte prenotuar një dhomë në hotelin ku qëndronte gruaja e tij.

Këto kanë qenë fjalët e Christine Lampard: “Ishte një djalosh që donte të vihej në kontakt me mua për disa kohë. Mendonte se ishim të martuar. Është prezantuar rastësisht në hotelin ku ishim dhe kjo është një gjë që të zemrëon shumë sepse nuk kupton si mund ta dijë ku ndodhesh. Më pas Frank ka shkuar të flasë me të, duke i shpjeguar se nuk ishte një sjellje normale”. King do të gjykohet me akuzën e “stalking” (ngacmim). Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, ka thënë: “Gjithçka do të jetë më e qartë në të ardhmen”.

Më shumë nga Gossip