Meshkuj

Grumbullohet kombëtarja e meshkujve, nisin testet seleksionuese

Paraditen e sotme, në mjediset e Universitetit të Sporteve të Tiranës u bë prezantimi i ekipit kombëtar të meshkujve në volejboll, që në qershor të këtij viti do të luajë për të dytin vit me radhë në Ligën Europiane. Të pranishëm ishin volejbollistët kandidatë të ekipit kuqezi si dhe stafi drejtues, që bënë një përmbledhje të shkurtër të situatës, për të nisur më pas nga puna. Trajneri Jani Melka, që konfirmohet në këtë detyrë, ka konfirmuar synimet e tij, duke thënë se seancat e para stërvitore do të jenë testuese për të përzgjedhurit, duke u kërkuar atyre bashkëpunim dhe përkushtim. Trajnerët do të shohin nga afër gjendjen fizike të lojtarëve. Ndërsa të hënën, lista me 27 volejbollistë do të reduktohet sipas kërkesave të stafit drejtues.

Nga takimi i sotem me ekipin kombetar te meshkujve

Asnjë nuk duhet të mërzitet nëse nuk përzgjidhet, përkundrazi, ju duhet të jeni krenarë që po kontribuoni për ekipin kombëtar. Nuk ka shumë kohë, ndaj do të nisim menjëherë nga puna. Do t’ju shohim të gjithëve dhe do të mbajmë shënime. Ju përgëzoj të gjithëve, pasi keni bërë një hap përpara, çka e konfirmoi rivaliteti në kampionatin e fundit”, tha Jani Melka për lojtarët. I pranishëm në këtë prezantim edhe presidenti i FSHV-ë, Erlind Pëllumbi, që konfirmoi mbështetjen për skuadrën. “Do të vazhdojmë punën e nisur vjet, duke shpresuar që këtë vit të bëjmë një tjetër hap përpara”, tha numri 1 i volejbollit shqiptar. Në stafin e ekipit kombëtar do të jenë edhe Dritan Bardhi, trajneri i ekipit Farka Volej, si dhe ish-volejbollisti i kombëtares greke, Vasilis Mitrudis. Javën e ardhshme do të mbërrijnë në Tiranë edhe disa lojtarë të tjerë që luajnë jashtë Shqipërisë, duke iu bashkuar të përzgjedhurve.

Nga takimi i sotem me ekipin kombetar te meshkujve

Stafi drejtues i kombëtares

Team manager: Sokol Halili

Trajner: Jani Melka

Ndihmës trajner: Dritan bardhi

Ndihmës trajner: Vasilis Mitrudis

Lojtarët e seleksionuar

1 – Aldo Dashi (Erzeni)

2 – Osman Qepa (Farka Volley)

3 – Redjo Koçi (Farka Volley)

4 – Amarildo Deliu (Farka Volley)

5 – Italo Muslia (Greqi)

6 – Ahilea Basi (Greqi)

7 – Alvi Shurdhi (Greqi)

8 – Gazmend Husaj (Turqi)

9 – Enea Xhelati (Greqi)

10 – Asmend Kula (Studenti)

11 – Norgen Baruti (Studenti)

12 – Anis Çullhaj (Studenti)

13 – Ditmir Rrashketa (Vllaznia)

14 – Anton Qafarena (Vllaznia)

15 – Nikolin Qafarena (Vllaznia)

16 – Renato Kola (Vllaznia)

17 – Armando Gaxiri (Tirana)

18 – Mario Gjoklaj (Vllaznia)

19 – Adri Arapi (Partizani)

20 – Ervin Çali (Partizani)

21 – Eraldo Vora (Erzeni)

22 – Ledion Martiro (Partizani)

23 – Kristi Martiro (Partizani)

24 – Klaudio Qerraxhia (Partizani)

25 – Aldo Kupi (Studenti)

26 – Kreshnik Malaj (Partizani)

27 – Ledio Biduli (Teuta)

Më shumë nga Meshkuj