Champions League

Grupi A: United fiton me Basel-in, humb Pogba

Manchester United e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën në Champions Leaugue. Lojtarët e Jose Mourinho kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A pasi ka mundur me rezultatin 3-0 zviceranët e Basel-it në “Old Trafford”. Gjithsesi, ndeshja nuk ka nisur mirë për “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë humbur Pogba në minutën e 19-të për shkak dëmtimi. Francezi është zëvendësuar nga Fellaini dhe ka qenë pikërisht mesfushori belg ai që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të me një goditje me kokë pas një krosi perfekt të Young nga krahu i djathtë. Goli i dytë ka ardhur në minutën e 53-të dhe është realizuar nga belgu tjetër Romelu Lukaku. Gjashtë minuta para fundit të takimit anglezët kanë trefishuar avantazhin me 19-vjeçarin Marcus Rashford, i cili ka fiksuar shifrat në 3-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi ka ardhur fitorja surprizë e CSKA Moscoë në fushën e Benfica-s. Rusët kanë marrë tri pikët me përmbysje. Pasi pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, Seferovic ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 50-të. Por gëzimi i portugezëve ka zgjatur vetëm 63 minuta, me rusët që kanë barazuar ndeshjen me një penallti të Vitinho. Tetë minuta më vonë miqtë kanë realizuar përmbysjen me Zhamaletdinov. Falë këtij rezultati CSKA i është bashkuar Manchester United në kreun e Grupit A.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League