AUTO

GTC4 Lusso, Ferrari që do ta kishte dashuruar edhe Enzo (video+foto)

Ferrai-t e vetme që përdoreshin personalisht nga Enzo Ferrari ishin 2 + 2 GT të kompanisë, makinat e luksit me katër vende, perfekte për të dalë në pistë. Një fotografi e 1961-it tregon Ferrari-n dhe kampionin e ardhshëm të F1, Phil Hill, i mbështetur te një 250 GT / E; një shkrepje e 1966-ës e tregon në timon të një 330 GT 2 + 2. Makina që përdoreshin nga italianët e pasur në vitet ’60.

Pasardhësja e FF është GTC4Lusso dhe një V12 me katër vende me motorin e pozicionuar në pjesën e pasme si të gjithë grand tourer (GT) të Ferrari-t, por kjo është një veturë 4×4 dhe me një “look” të kashtëzakonshëm. Thekson konceptin se çfarë do të thotë të jesh një Ferrari, duke përqafuar traditën e kompanisë dhe duke tejkaluar pritshmëritë.

Është e lehtë të imagjinohet se Enzo do ta kishte adhuruar këtë makinë. Është një mjet që ofron shumë prestacione dhe funksionon shumë mirë në botën reale. Prodhon të njëjtën fuqi të makinave të fundit V12 të Formula 1 të Ferrari-t. Në rrugë, Enzo donte të ndihej rehat dhe të mos shqetësohej. Modeli Lusso ofron një komfort dhe lehtësi në përdorim që janë të domosdoshëm. Një mishërim modern i shpirtit të Enzo-s. Lusso sfidon urtësinë konvencionale mbi çfarë do të thotë të jesh një Ferrari. Është ndryshe nga ajo që njerëzit presin nga një Ferrari, por kjo nuk e bën një Ferrari të keqe. Dhe duke e ditur se Enzo do ta kishte vlerësuar…

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-0

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-1

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-2

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-4

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-5

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-6

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-7

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-8

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-11

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-12

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-13

pit-stop-gtc4lusso-la-ferrari-che-anche-enzo-avrebbe-amato-61081-14

Më shumë nga AUTO