Futboll

Guardiola befason: Sjellja ime jashtë fushe nuk ka kuptim, por…

Guardiola befason: Sjellja ime jashtë fushe nuk ka kuptim, por…

E keni parasysh kur Pep Guardiola sillet si i çmendur jashtë fushës, sidomos kur ndeshjet janë në kulmin e tyre? Ndoshta thoni se është budalla. Dakord, një ide është! Po që ai ka thuajse të njëjtin mendim me ju, e dini?

Kjo nuk është shaka, por deklarata më e fundit e trajnerit të Manchester City-t. Ai e konsideron si një nga gjërat që pret t’i përmirësojë me kalimin e viteve. “Kjo që bëj gjatë ndeshjes është qesharake, sepse thjesht nuk ka kuptim. Lojtarët nuk më dëgjojnë dot. Ai është një çast kur jam aq nervoz dhe aq i shqetësuar për atë që po ndodh, saqë duhet të shpërthej disi. Besoj se me kalimin e viteve do ta kontrolloj veten”, – ka thënë katalanasi.

“Në fillim të sezonit mendova që sivjet do të jem i qetë dhe mendoj se po përmirësohem, edhe pse shumë pak! Edhe në stërvitje kështu sillem, sepse ky jam unë. Jam trajneri në fushën e lojës dhe në stërvitje, kështu që mund të përmirësojmë shumë gjëra. Kur kupton se lojtarët janë paksa më mirë, kjo është arsyeja pse jemi trajnerë. Ajo situatë është fantastike”, – ka shpjeguar më tej Pep.

Energjia dhe pasioni i këtij njeriu janë të një niveli të jashtëzakonshëm. Pa merak, tifozë të trajnerit Jürgen Klopp! Nuk është se e harruam gjermanin.

Më shumë nga Futboll