Futboll

Guardiola bën psikologun: Dhamë një mesazh pas Botërorit

Pep Guardiola nuk e ul euforinë pas fitores 2-0 që skuadra e Manchester City arriti ndaj Arsenal në javën e parë të Premier League, duke e nisur me fitore rrugën e gjatë drejt mbrojtjes së titullit kampion. Trajneri spanjoll karikon skuadrën e tij duke thënë se kjo fitore është një sinjal i qartë që City u dërgon rivalëve në Premier. “Ky është një mesazh i mirë për rivalët, por edhe për veten tonë. Ishim skuadra që kishim më shumë lojtarë në Kupën e Botës e megjithatë e fituam këtë sfidë ndaj Arsenal. Ky është një sinjal i mirë për ne”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll shton: “Kjo ishte vetëm sfida e parë në Premier dhe tani sa vjen e gjërat bëhen më të vështira prë ne. Do të ketë edhe surpriza, dëmtime etj. Por lojtarët duhet të fokusohen tek ajo që duhet të bëjnë në fushë dhe të mos harrojnë se jemi një ekip i fortë. Më tej, fitoret vijnë vetë. Duhet të kemi vijueshmëri në rezultat dhe më pas gjërat do të jenë të thjeshta për ne”, u shpreh më tej trajneri Pep Guardiola. Ka që nga viti 2009 që skuadra kampione e Premier League nuk arrin ta mbrojë titullin, ndaj për City nis një sfidë e veçantë.

Më shumë nga Futboll