Futboll

Guardiola-Donnarumma ka nisur në 2015: “Fenomen”

Zbulimin e ka bërë “Gazzetta dello Sport”, duke rindërtuar një prapaskenë të dy viteve më parë, por që është kthyer aktuale falë zërave që flasin për një propozim të Manchester City-t për portierin e talentuar kuqezi. Në timonin e anglezëve është pikërisht Pep Guardiola, i mahnitur nga Donnarumma në rastin e miqësores të dy viteve më parë në “Allianz Arena”: “Sinisa, ai djalë është një fenomen…”.

Pep Guardiola Sinisa Mihajlovic

Pep “i çmendur” deri në atë pikë ndaj Donnarumma-s saqë i ka kërkuar City-t ta tentojë për sezonin tjetër. Nëse do ta lejojë Milani sigurisht, me Raiola-n mes “po”-së së rinovimit dhe sirenave të klubeve “big” të Europës. Mbi të gjitha të atyre që bien në Manchester, ekzaktësisht siç ndodhi në 2015-ën kur miqësia mes agjentit dhe Galliani-t triumfoi ndaj konkurrencës së Citizens dhe United duke marrë firmën e parë të numrit 99.

Image result for donnarumma and pep guardiola

Europiani U-17 ishte vitrina e duhur për të nxitur interesin e klubeve të mëdha të Premier, dhe nëse do të kishte pasur një tjetër fund trashëgimtari i Buffon-it do të kishte përshëndetur Milan-in për vetëm 100 mijë euro. Tani është në lojë një tjetër rinovim, ai që mund ta lidhë Gigio-n me “Djallin” deri në 2022 duke i dhënë fund spekulimeve të merkatos-s: Guardiola e do, dhe kërkon ta “blindojë” duke i garantuar një skuadër të madhe.

Më shumë nga Futboll