Connect with us

Futboll

Guardiola: E dashuroj punën time, kurrë president!

Pas fitores kundër Burnley-t, Pep Guardiola u shpreh se është në fund të karrierës së tij si trajner. Kjo deklaratë shokuese e gjeniut të Manchester City-t i gjeti gazetarët dhe futbolldashësit të papërgatitur, aq sa menjëherë nisën sugjerimet për një largim të shpejtë të katalanasit. Megjithatë, këtu nuk ka vend për diskutim, sepse Pep nuk ka ndërmend të heqë dorë herët nga futbolli. Këtë ai e saktësoi në konferencën e sotme për shtyp, ku garantoi angazhimin e tij për të punuar në “Etihad Stadium”.

pepguardiola-cropped_pj4r70wxk0p91xs9izk03kcrw

Pep Guardiola ka fituar gjithçka te Barcelona, por jo te Bayern. Atij i mungon një tjetër Champions League për të treguar se – ashtu si skuadrat e tij madhështore – edhe ai është i madh

“Jam 45 vjeç. Nuk do të largohem nga futbolli për dy apo tre vite. E dashuroj punën time. Jam në një vend të përkryer për të punuar, sidomos këtu në Angli. Nuk do të stërvis për 60 vite. Dua të bëj diçka tjetër me jetën time, por tani nuk po mendoj për dorëheqjen përfundimtare. Jo”, – u shpreh ish-tekniku i Bayern-it. I pyetur për deklaratën e legjendës Fabio Capello, me të cilën parashikon se Pep do të bëhet president i Barcelonës, ky i fundit u përgjigj: “Jo, kurrë nuk do të jem. Për këtë është Gerard Pique.”

 

[interaction id=”57ac963545040fe477bacadb”]

Më shumë nga Futboll