Champions League

Guardiola: Eshtë nder dhe kënaqësi të luash kundër tyre…

Guardiola: Eshtë nder dhe kënaqësi të luash kundër tyre…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Napoli në Champions League. “Për mua është hera e parë që do të jem në Napoli dhe më vjen keq që nuk kam qenë kurrë më parë sepse ky ambient është i mrekullueshëm. I respektoj shumë kundërshtarët që do të kemi përballë. Për mënyrën si ata luajnë janë shumë të rrezikshëm, por ne nuk duhet të kemi frikë. Kam futbollistë me përvojë ndërkombëtare si Otamendi, Silva dhe Aguero, të tjetër janë të rinj dhe kanë vetëm pesë apo gjashtë ndeshje në Champions. Eshtë një provë për të kuptuar se deri ku mund të arrijmë. Napoli është vitrina e duhur për ta treguar.

“Nuk do të ndryshojmë mënyrë loje. Ne luajmë njëlloj si në shtëpi ashtu edhe jashtë, – vazhdoi Guardiola. – Eshtë e pamundur të luan mirë nëse topi nuk qarkullon si duhet në mesfushë. David Silva është shumë i aftë në këtë. Duket i ndrojtur, por ka një personalitet të jashtëzakonshëm në fushë. Për ne është një legjendë. Napoli është një ekip që luan shumë mirë futboll dhe nuk e humbet topin sepse pasimet e tyre janë në pesë metra distancë, jo në 15 metra. Ka futbollistë që e gjejnë shumë mirë hapësirën dhe futen në të pa top. Eshtë nder e kënaqësi të luash kundër një ekipi të tillë sepse na shpie në një nivel superior prove.”

Më shumë nga Champions League