Premier League

Guardiola: Është një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë

Trjneri i Manchester City, Pep Gurdiola, e ka përshkruar Kevin de Bruyne si një nga lojtarët më të mirë që ai ka parë në jetën e tij, pasi belgu bëri një paraqitje të jashtëzakkonshme kundër Feyenoord në Champions League. Ai dha një assist për golin e dytë të shënuar nga John Stones dhe kompletoi 91 për qind të pasimeve.

Në përfundim të ndeshjes, Guardiola tha: “Kevin është një nga lojtarët më të mirë që kam parë në jetën time. Jemi shumë të lumtur që ai luan për ne”. Guardiola ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj në skuadrat e tij, veçanërisht kkur drejtonte Barcelona-n dhe kjo deklaratë tregon qartë se sa shumë e vlerëson ai De Bruyne. City do të kthehet në fushë të shtunën për të luajtur në Premier League kundër Watford.

Më shumë nga Premier League