Champions League

Guardiola, fjalë të mëdha për Napolin: Mund ta fitojë Seria A

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë këtë analizë dhe vlerësim të ndeshjes së të tijve, të luajtur në martën ndaj Napolit, në Ligën e Kampioneve: “Unë nuk pres që të kontrolloj 90 minuta lojë, aq më tepër ndaj Napolit, që ka një ekip të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, shënuam dy gola, mund të shënonim edhe të tretin e të katërtin. Pastaj nuk mundëm t’i përfundonim kundërsulmet tona. Niveli i Napolit? Ka një aftësi të madhe për të luajtur shpejt dhe thjeshtë, me një ose dy prekje. Askush nuk e humb topin dhe askush nuk i jep tri prekje.

Kjo është arsyeja pse ka qenë shumë e komplikuar ndaj Napolit. Është një nga ekipet më të mira, me të cilin jam përballur si profesionist. Nëse nuk luani mirë, nuk mund të fitoni. Ne e kemi bërë mirë detyrën, prandaj jam shumë i lumtur. Sa i përket Napolit, jam shumë i sigurtë se është një nga ekipet më të mira në Europë, tani për tani. Është një nga ditët kur jam krenar, sepse e di se kundër cilit ekip kemi fituar. Nëse Napoli nuk ka lëndime, natyrisht, mund ta fitojë Seria A”.

 

Më shumë nga Champions League