Futboll

Guardiola: Kam gabuar te City, s’po përshtatem me Premier

Për herë të parë që kur ka mbërritur në Premier Leaguer si trajner i Manchester City, trajneri spanjoll Pep Guardiola ka pranuar se ende nuk është adaptuar ashtu si duhet me kampionatin anglez, ndaj ka bërë mjaft gabime. Një deklaratë që ka ardhur pas fitores që “citizens” arritën ndaj West Ham në FA Cup, sukses që i çoi në raundin e katërt të këtij turneu. Ndërsa në Premier, skuadra e Manchester City ndodhet 7 pikë pas kryesuesve të Chelsea. “Në pjesën e parë të sezonit zhvilluam disa ndeshje vërtet shumë të mira. Por, më pas, bëmë disa gabime kryesisht në mbrojtje dhe humbëm atë rrjedhshmëri që kishim të lojës tonë, justifikohet trajneri spanjoll.

Lojtaret e Manchester City festojne triumfin 5-0 ndaj West Ham

Më tej, duke iu referuar situatës jo të mirë të skuadrës, humbjeve apo barazimeve në disa takime të Premier League, trajneri shton: “Edhe idetë e mia, në ndonjë rast, nuk ishin ato të duhurat. Kjo ndodh pasi unë jam ende duke mësuar karakteristikat e lojtarëve të mi, kush është pozicioni i tyre i duhur në fushë dhe të gjej mënyrën e duhur që ata të adaptohen me idetë e mia”, tha Guardioa sot për “Sky Sports”.

Ndaj Guardiola nuk fajëson skuadrën për këtë paraqitje me hope. “Nuk është faji i lojtarëve, pasi i shoh tek stërviten fort. Ndaj unë përpiqem t’i ndihmoj ata. Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet, është faji im”, tha trajneri 45-vjeçar, që në fund shtoi: “Unë nuk kam ndërmend të ndryshoj futbollin anglez, e kundërta po. ndaj erdha këtu, që të ndryshoj stilin tim, pasi stil im i lojës po bëhej i mërzitshëm. Unë po përpiqem të përshtatem me futbollin anglez”, tha Guardiola.

Më shumë nga Futboll