Merkato

Guardiola kërkon mesfushorin e Bayern si dhuratë për titullin…

Pep Guardiola dëshiron të bashkohet sërish me futbollistin e kombëtares spanjolle Thiago Alcantara me shpresën se drejtuesit e Manchester City do t’ia bëjnë këtë dhuratë për titullin e fituar, pesë javë para fundit.

Guardiola, i cili ka punuar me Thiago edhe te Bayern Munich dhe Barcelona, dëshiron që “Xavi i ri” të jetë në mesfushën e City në sezonin e ardhshëm, pasi David Silva, Fernandinho dhe Yaya Toure kanë hyrë në të 30-t.

Në lidhje me Silva, Guardiola deklaroi: “Sezonin e ardhshëm, David  nuk mund të luajë çdo ndeshje dhe kjo është arsyeja përse ekipet e mëdha duhet të kenë disa alternativa.

Guardiola e mori me vete Thiago kur shkoi në Mynih, në vitin 2013 duke e larguar nga kthetrat e Manchester United. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021 me bavarezët, të cilët kërkojnë të paktën 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Më shumë nga Merkato