Connect with us

Futboll

Guardiola: Kjo është dita më e lumtur e jetës sime

“Nuk mund ta imagjinoni sa shumë,” përgjigjet Pep Guardiola kur pyetet se sa krenar është me paraqitjen e ekipit të tij pas supersfidës me Liverpool. Manchester City-n e priste një përballje e vështirë sot kundër Liverpool pasi u eliminua në 1/8 e Champions League ndaj Monaco në mes javë

“Nuk mund ta imagjinoni sa shumë,” përgjigjet Pep Guardiola kur pyetet se sa krenar është me paraqitjen e ekipit të tij pas supersfidës me Liverpool. Manchester City-n e priste një përballje e vështirë sot kundër Liverpool pasi u eliminua në 1/8 e Champions League ndaj Monaco në mes javë. Ishte një ndeshjes spektakolare pasditen e së dielës në “Etihad” me të dy ekipet që fituan nga një pikë pas barazimit 1:1 ku shënuan Milner me penallti për miqtë dhe Aguero për vendasit. “Jam shumë krenar. Pas humbjes ndaj Monaco-s në Champions League, këto ditë kemi qenë shumë të trishtuar dhe seancat stërvitore ishin shumë të qeta teksa na priste një ndeshje e vështirë ndaj Liverpool.”

Aguero holds his head in his hands after missing a late gilt-edged opportunity of his own

“Të Kuqtë kishin një javë kohë të përgatisnin ndeshjen, ne jo. Por prapëseprapë mënyra se si luajtëm, si luftuam, si vrapuam. Kjo është dita më e lumtur jetës sime. Edhe sot krijuam shanse pa fund por ky është problemi jonë. Ne nuk shënojmë gola edhe kur krijojmë raste. Kjo ndodhi edhe ndaj Monaco ku në pjesën e dytë kishim pesë raste të pastra, kjo ndodhi edhe sot ndaj Liverpool. Por gjithsesi, duke parë konditat tona, duke parë kë kishim përballë, luajtëm me karakter të madh dhe kjo do të thotë shumë mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të mundohem të bëjë diçka të mirë në 2-3 vitet e ardhshme këtu. Gjithmonë do të luajmë për të fituar, gjithmonë do të sulmojmë, gjithmonë do të luajmë për të argëtuar tifozët tanë.”

[interaction id=”58ced97d3d7ca9a841f399de”]

Më shumë nga Futboll