Kampionatet në Europë

Guardiola, koleksionisti i trofeve

Pep Guardiola e ka rritur rekordin e tij spektakolar si trajner me titullin e Premier League 2017-2018, të fituar me Manchester City. Ky është trofeu i dytë që merr në krye të “qytetarëve” për këtë sezon, pas Kupës së Ligës, të cilën e fitoi në finale ndaj Arsenalit (3-0), më 25 shkurt.

Ish-trajneri i skuadrës katalanase ka gjithsej 23 trofe: 14 me Barçën, 7 me Bayern Munich dhe 2 me Manchester City. Guardiola është i barabartë në këtë drejtim me 23 titujt e italianit Giovanni Trapattoni dhe iu afrohet “25” së brazilianit Luiz Felipe Scolari dhe Jose Mourinho, “26” së skocezit Jock Stein, edhe pse mbetet ende larg nga “30” e ukrainasit Valerij Lobanovskyi, ”32” e rumunit Mircea Lucescu dhe, kryesisht, “49” së rekordmenit skocez, “Sir” Alex Ferguson.

23 trofetë si trajner të Pep Guardiola
ME BARCELONËN
2009 (6 trofe) – La Liga / Liga e Kampionëve / Kupa e Mbretit / Superkupa Spanjolle / Superkupa Europiane / Botërori i Klubeve.
2010 (2 trofe) – La Liga / Superkupa Spanjolle.
2011 (5 trofe) – La Liga / Liga e Kampionëve / Superkupa Spanjolle / Superkupa Europiane / Botërori i Klubeve.
2012 (1 trofe) – Kupa e Mbretit.

ME BAYERN MUNICH
2013 (2 trofe) – Superkupa Europiane / Botërori i Klubeve.
2014 (2 trofe) – Bundesliga / Kupa e Gjermanisë.
2015 (1 trofe) – Bundesliga.
2016 (2 trofe) – Bundesliga / Kupa e Gjermanisë.

ME MANCHESTER CITY
2018 (2 trofe) – Kupa e Ligës / Premier League.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë