Futboll

Guardiola: “Krahasimi Messi-Salah? Respektoj të fundit, por kurrë…!”

Lionel Messi nuk ka të krahasuar brenda fushës. Por gjithsesi ka nga ata që arrijnë ta krahasojnë me futbollistë të tjerë. Së fundmi argjentinasi është krahasuar me Mohamed Salah, autorin e një fillim sezoni të jashtëzakonshëm me fanellën e Liverpool, për të cilin ka shënuar plot 17 gola në 21 ndeshje në Premier League. Gjithsesi është e sigurtë që krahasimi nuk qëndron, nëse konsiderohet ajo që ka fituar Messi dhe prej sa vitesh “Pleshti” qëndron mbi tavanin e botës së futbollit. Rezultate imazhesh për messi salah

Pikërisht për këtë çështje është ftuar në interpelancë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili në të kaluarën, te Barcelona ka drejtuar yllin argjentinas, Leo Messi. Në konferencë për shtyp, i pyetur në lidhje me krahasimin Messi-Salah, Guardiola deklaroi: “Kam shumë respekt për Salah. Por pikërisht sepse e respektoj shumë, dua ta ndihmoj duke i thënë që të evitojë krahasimet me atë djaloshin tjetër, Messi”.

Më shumë nga Futboll