• Guardiola: Man.City është 10 vjet mbrapa Man.United

    Publikuar: 4 Jan 9:49

    Pep Guardiola beson se Manchester City është 10 vjet mbrapa rivalëve të Manchester United. Qytetarët kanë fituar trofe të ndryshëm që nga 2010 përfshi edhe dy tituj të Premier League-s dhe po aq Kupa të Ligës dhe tashmë nën drejtimin e Guardiola-s ata janë në kërkim të trofeve të tjerë këtë sezon. Megjithatë trajneri katalanas këmbëngul se kualifikimi i Manchester City-t në Ligën e Kampioneve në çdo sezon në dekadën tjetër është çelësi i këtij klubi për të ngushtuar hendekun me Manchester United.

     pep-guardiola-manchester-city_iuahtnw80qiz1qwo2ifpclhvs

    Gjatë një interviste për Daily Mirror, Guardiola tha: “Ne me këtë fanellë nuk kemi historinë e Barcelona-s, Juventus-it, Bayern Munich-ut apo Manchester United-it. As titujt e tyre. Gjithçka ka të bëjë me të qenit në Europë edhe për dekadën tjetër, duhet të jemi çdo vit në Ligën e Kampioneve. Kjo është më e rëndësishme për këtë klub sesa të fitojë tituj, më besoni. Ne duhet të bindim njerëzit për këtë klub të mrekullueshëm, se është i mirë. Është i mirë. Dhe tifozët gjithashtu. Ata duhet të besojnë se ata janë të mirë, klubi është i mirë, lojtarët janë të mirë”. City ka marrë pjesë në Champions League në gjashtë sezonet e fundit përfshi edhe 2016-2017. Në 1/8 e këtij kompeticioni Qytetarët do të përballen me As Monaco-n më 21 shkurt.


    Lexo postimet e tjera