Bundesliga

“Guardiola, një trajner agresiv dhe pa vetëbesim i cili bën gjithçka për të çorientuar të tjerët”

Mbase i vetmi aspekt negativ i periudhës së Pep Guardiola-s te Bayern është ajo që ndodhi me Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfart.

Muller-Wohlfart kishte 38 vite në Munich dhe ishte një nga njerëzit më të respektuar në profesionin e tij.

Por mosmarrëveshje publike dhe private me tashmë trajnerin e Manchester City-t bënë që Wohlfart dhe ekipi i tij të largoheshin nga klubi gjerman.

Image result for Müller-Wohlfahrt

Tani ai ka nxjerrë në treg një libër autobiografik dhe shpjegon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Guardiola-s.

“Nën drejtimin e Pep Guardiola-s, klima ndryshoi te Bayern Munich, dhe i bë më e qartë se ai nuk kishte besim tek unë dhe stafi im. Në njërën anë atij nuk i interesontin fare problemet mjekësore, por nga ana tjetër, ai priste që ne të bënim mrekullira.

“Guardiola shpeshherë portretizohej nga media si një person inovativ, për të mos thënë revolucionar. Por Bayern-in ai e ktheu shumë kohë mbrapa.

Image result for Müller-Wohlfahrt

“Bayern gjithmonë ka qenë një nga klubet me më pak probleme dëmtimesh. Por pastaj erdhi Pep Guardiola. Dhe që në sezonin e parë numri i dëmtimeve muskulore u rrit ndjeshëm.

“Dhe ai i dinte të gjitha më mirë se ne. Erdhi një moment që unë doja t’i raportoja gjendjen e lojtarëve të dëmtuar dhe ai më kthente shpinën.

“Mendoj se Guardiola është një person me vetëbesim të ulët, i cili bën gjithçka për të çorientuar të tjerët. Kështu që ai jeton gjatë gjithë kohës me frikë, jo aq shumë për humbjet, por që të mos humbasë fuqinë dhe autoritetin.”

Më shumë nga Bundesliga