Champions League

Guardiola: Nuk është tragjedi nëse City nuk e bën një gjë të tillë

Pep Guardiola do të zgjidhte të rifitonte Premier League me Manchester City sesa të triumfojë në Champions League sezonin e ardhshëm.

City bëri një paraqitje dominuese këtë sezon duke u renditur në vend të parë me 19 pikë diferencë nga United në vend të dytë. Gjithashtu Qytetarët thyen çdo rekord që është për t’u thyer, dhe Pep, nëse do të zgjidhte, do të kishte dëshirë sërish trofeun kombëtar: “Premier League, padyshim,” shprehet ai për Sky Sports.

“Do të jetë një gabim i madh të mendosh se ‘okay, tani kemi fituar Premier League, dhe do të fokusohemi te Champions League.’ Gabim i madh.

“Të jem jashtë Champions League dhe të fitoj sërish Premier League, më thoni ku të firmos që tani.

“Padyshim që do të jetë një objektiv edhe Champions, patjetër që do të luftojmë. Por në atë kompeticion duhet të luash në Anfield, Barcelonë, Madrid, Munich, Torino…

“Niveli është shumë i lartë. Gjithsesi, nuk mendoj se nëse nuk fitojmë do të jetë një tragjedi.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League