Futboll

Guardiola: Nuk trembem nga fakti qe jemi sërish favoritë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, u shpreh se skuadra e tij është gati për debutimin në sezonin e ri 2018-2019 në Premier League. Ai nuk shqetësohet aspak nga fakti se “qytetarët” janë sërish favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion dhe se kjo gjë nuk ka për të ushtruar trysni te lojtarët e tij. “Kjo gjë ndodh gjithnjë me ekipet e mia, prej 9 vitesh dhe mua nuk më bën përshtypje më ky fakt. Edhe City ka 3 sezone që konsiderohet favorit me mua në krye, ndaj e nisim sezonin e ri të qetë”, u shpreh Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll shpreson që këtë vit të arrijë me Manchester City një triumf të trefishtë: Kampionat, Kupë dhe Champions, ndaj është gati për betejë. “Unë nuk kam asnjë objektiv për fundin e sezonit, objektivi i vetëm është fitorja dita e nesërme ndaj Arsenal dhe më pas do të jetë radha e ndeshjes ndaj Huddersfield. Unë i marr ndeshjet një e nga një, kemi luajtur mirë dhe kemi shansin që të përsëritim rezultatin e vjetshëm. Kemi shpenzuar pak këtë vit, pasi kemi një ekip të mirë dhe jam krenar për grupin që kam”, tha Guardiola.

Më shumë nga Futboll