• Guardiola përgatit revolucionin, 7 lojtarë do të largohen!

    Publikuar: 6 Jan 10:16

    Pep Guardiola e ka kuptuar se sivjet nuk mund të fitojë titullin dhe suksesi në Champions League do të ishte një mrekulli, megjithatë nuk heq dorë nga projekti për të qenë fitues te Manchester City. Trajneri spanjoll po mendon një reformë të mirëfilltë në skuadrës dhe sipas gazetës “AS” janë shtatë futbollistëve të cilëve i është komunikuar se në qershor 2017 duhet të largohen nga “Etihad Stadium”. Të shtatë kanë hyrë në pesë muajt e fundit të kontratë me City dhe klubi i ka komunikuar zyrtarisht në ditët e para të janarit se nuk do të zgjasë bashkëpunimin.

    Emrat e përmendur nga shtypi janë edhe ato të Yaya Toure dhe Jesus Navas, ndërsa lista vazhdon me Willy Caballero, Pablo Zabaleta, Bacary Sagna, Gael Clichy dhe Aleksandar Kolarov. U mendua se Guardiola do të bënte revolucion në merkaton e kaluar, por ai mendoi t’i jepte edhe një shans gardës së vjetër të trajnerit Pellegrini. Megjithatë, asnjë nga emrat e lartpërmendur nuk bëri mjaftueshëm sa për të fituar besimin e trajnerit ose rinovimin nga klubi. Toure, Navas, Caballero, Zabaleta, Sagna, Clichy dhe Kolarov do të largohen me parametër zero.


    Lexo postimet e tjera