Kampionatet në Europë

Guardiola “peshkon” yllin e Real Madridit, gjysmëfinalistin e Botërorit

Që nga momenti kur mesfushori i Real Madrid dhe ekipit kombëtar kroat, Mateo Kovaçiç, tha se ishte i gatshëm të largohej nga klubi i bardhë, shumë ekipe kanë trokitur në derën e tij. Kryesisht, ishin nga kampionati italian, si Interi dhe Roma, klube të cilët janë gati ta sjellin futbollistin ballkanik në Seria A.

Megjithatë, sipas gazetës angleze “Mirror”, Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola ka qenë skuadra e fundit, që ka hyrë në garë për lojtarin në fjalë. Trajneri katalanas është në kërkim të një mesfushori dhe duket se kroati përshtatet në mënyrë të përkryer me skemën e tij.

I kualifikuar, me trajtim të mirë të topit dhe driblim të mirë, Guardiola dëshiron një pikë referimi, që ta vendosë si “regjizor” në qendër të fushës. Megjithatë, nuk është krejtësisht e qartë nëse Kovacic do të largohet vërtet nga Real Madridi, sepse klubi galaktik nuk dëshiron ta humbasë kroatin, një lojtar me të cilin nënshkroi tri vite më parë me një projeksion të qartë të të ardhmes.

Përveç kësaj, sikur të mos ishte e mjaftueshme, ditët e fundit lojtari nuk e bëri shumë të qartë nëse do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu”, duke thënë “do të shohim”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë