Connect with us

Champions League

Guardiola pranon dështimin: Monako na dha leksion

Sot u hodh shorti i çerekfinaleve të Champions League, aty ku do të mungojë Manchester City i Pep Guardiola, që u eliminua nga Monako. Një eliminim i papritur, pasi “qytetarët” kryesonin pas ndeshjes së parë, por pësuan një përmbysje fantastike në takimin e kthimit, në “principatë”. Trajneri spanjoll i Manchester City pranon se për të ky eliminim ka qenë një leksion i mirë. “Mund të mësojmë shumë leksione gjatë jetës dhe ky ishte një i tillë. Shumë nga lojtarët e City luanin për herë të parë në Champions League dhe nuk menaxhuan si duhet avantazhin e ndeshjes së parë. Pësuam një gol të shpejtë dhe nuk reaguam si duhet edhe pse patëm disa raste për gol. Gjithsesi, ky eliminim do të na shërbejë si mësim për të ardhmen”, tha Pep Guardiola.

Lojtaret e City te zhgenjyer pas eliminimit

Trajneri spanjoll shprehet se mbrojtja nuk ishte në lartësinë e duhur, pasi nuk e bëri si duhet detyrën. “Pësuam shumë gola, sidomos në ndeshjen e parë, në fushën tonë. E vetmja gjë që kërkoja nga skuadra ishte të mbronim rezultatin e ndeshjes së parë, por nuk ia dolëm dot mbanë. E pranoj që duhet të mbronim më mirë. Por edhe në sulm bëmë shumë gabime dhe kjo është e pafalshme”, tha Guardiola, që shtoi se nuk do të bëjë revolucion në skuadër sezonin tjetër. “Shumica e tyre do të qëndrojnë. Nuk ndryshohen çdo vit 12 lojtarë. Natyrisht që do të përforcohemi, por pa bërë revolucion. E rëndësishme është që të reagojmë mirë takimin e radhës, atë ndaj Liverpool”, u shpreh më tej Guardiola.

Më shumë nga Champions League