Fantazi Futboll

Guardiola rigjen buzëqeshjen, Aguero rikthehet në stërvitje pas aksidentit

Një lajm i mirë për ka ardhur sot për tifozët e Manchester City dhe trajnerin Guardiola, pasi sulmuesi argjentinas Sergio Aguero i është rikthyer stërvitjes pas aksidentit që pësoi me makinë, 10 ditë më parë (në fund të shtatorit). Stërvitja e tij ka qenë e lehtë, pa u sforcuar, por të paktën ai ka nisur të vrapojë gradualisht dhe të stërvitet në palestër. Ndërkohë që, mjekët kanë parashikuar se ai të mungojë në fushë nga 2 deri në 4 javë. Këtë sezon, ai ka realizuar 6 gola në Premier League për City.

Te skuadra e “qytetarëve” janë të bindur se rikthimi i Aguero në stërvitje është vetëm një hap i parë drejt riktimit të tij edhe në fushë brenda 10 ditësh, duke rikuperuar më shpejt se sa ishte e parashikuar. “Ne presim që ai gradualisht të rikuperojë fizikisht, pasi ka qenë pushim absolut këto 10 ditë dhe më pas të rikthehet në fushën e lojës”, thanë mjekët e klubit. Nuk dihet nëse ai do të jetë në fushë apo në stol këtë fundjavë, në ndeshjen që Manchester City do të luajë ndaj Stoke City.

Më shumë nga Fantazi Futboll