Premier League

Guardiola rinovon kontratën me Manchester City, ka nisur një “epokë”…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka rinovuar deri në vitin 2021 kontratën e tij me klubin anglez. 47-vjeçari ishte arkitekti i titullit të fituar në Premier League me rekord pikësh, 100.

Rinovimi i kontratës do të thotë se spanjolli do të qëndrojë te Manchester City më gjatë sesa ka qëndruar se Barcelona apo Bayern Munich.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, gjithashtu i emocionuar. Eshtë një kënaqësi të punosh këtu, – tha Guardiola. – Po e shijoj çdo ditë punën time dhe do të bëj të pamundurën që të nxjerrim më të mirën në vitet e ardhshme. Kam ndjesi shumë të mira. Një trajner duhet të ndihem mirë me futbollistët dhe unë jam shumë mirë me lojtarët e mi.”

Guardiola fitoi Kupën e Ligës, duke mposhtur 3-0 Arsenal në finale, më pas mori titullin kampion me 19 pikë më shumë se Manchester United i vendit të dytë.

City shënoi 106 gola dhe fitoi 32 ndeshje, duke lënë vetëm 14 pikë gjatë gjithë kampionatit, rekorde të tjera të arritura nga “timonieri”.

Guardiola shtoi: “Fakti që dua të vazhdoj te City është se e ndjej që kjo skuadër dhe futbollistët e mi mund të përmirësohen. Mesatarja e moshës është rreth 23 vjeç dhe i kemi të gjitha mundësitë të jemi edhe më të fortë vitin e ardhshëm.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League