Futboll

Guardiola: “Shkëmbimi Sterling për Sanchez? Zero shanse!”

Pep Guardiola ka zbuluar se kishte ‘zero shanse’ që Raheem Sterling të largohej nga Manchester City në këtë merkato vere. Arsenal kërkonte Sterling, si pjesë e tratativave për transferimin e Alexis Sanchez, një propozim i bërë vetëm 48 orë para përfundimit të merkatos. Guardiola u konsultua në lidhje me këtë ide, por vuri veton mbi marrëveshjen, duke pretenduar se ai mundet gjithsesi ta marë gjithsesi në të ardhmen Sanchez. “Është e thjeshtë. Kur ne folëm me Arsenal gjatë ditëve të fundit, ata donin të bënin një shkëmbim me Sterling. Ata folëm me mua dhe unë refuzova në mënyrë të prerë. Zero shanse. As edhe 1% shanse. Ai është 22 vjeç, një futbollist i përfaqësueses së Anglisë, ka akoma për t’u përmirësuar”, bëri me dije Guardiola.

Rezultate imazhesh për sterling Guardiola

“Ne bëmë vetëm një ofertë në para, ata pranuan, por nuk mundën dot të nënshkruanin futbollistin e tyre për të realizuar zëvendësimin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në dimër. Ne ishim të interesuar për Alexis dhe në fund, Arsenal vendosi të mos e shesë atë. E njoh atë që nga kohët te Barcelona. Ndonjëherë marrëveshjet funksionojnë, ndërsa herë të tjera jo. Do të shohim në të ardhmen”, deklaroi trajneri i Manchester City, Pep Guardiola mbi dështimin e tratativave me Arsenal, në lidhje me Alexis Sanchez.

Më shumë nga Futboll