Connect with us

Merkato

Guardiola shpenzon dhe kritikon: Nuk mund të vazhdohet kështu

“Ajo që po ndodh nuk është e përballueshme dhe duhet t’i japim fund”. këto kanë qenë fjalët e thëna nga Pep Guardiola, pikërisht një nga protagonistët e merkatos, i cili ka shpenzuar shifra të çmendura këtë verë. Manchester City i tij, në fakt, nuk është kursyer duke investuar plot 136.1 milionë euro në mbrojtje (Mendy, Walker dhe Danilo), “por sezonin e ardhshëm nuk do të shpenzojmë kaq shumë, – ka thënë trajneri katalanas. – kishim 4-5 lojtarë afër skadencës së kontratës dhe prej vitesh nuk bliheshin mbrojtës krahu. Në sezonet e ardhshmenuk do të blejmë më lojtarë, tani kemi një ekip të ri dhe klubi është treguar i aftë duke lëvizur me shpejtësi. Problemi është kur një klub anglez kërkon të marrë një lojtar, ai kushton 10 milionë euro më shumë”.

City është kritikuar se ka paguar shumë për mbrojtës, nga Walker te Mendy. “Më ka ndodhur edhe me Dani Alves. Kur Barcelona i pagoi 37.5 milionë euro Sevilla-s, të gjithë kanë vënë duart në kokë. Por nuk mund të thuhet se ka qenë i shtrenjtë, sepse ka qenë mbrojtësi i krahut më i mirë që Barcelona ka pasur për shumë vite. Nëse Neymar do të fitojë gjithçka, nuk do të jetë i shtrenjtë dhe ka 3-4 lojtarë në qarkullim që nuk do të konsiderohen kurrë të shtrenjtë. Cristiano Ronaldo, për shembull, nuk ka qenë i shtrenjtë për Real Madrid”.

Më shumë nga Merkato