Premier League

Guardiola: Sot jam më i fortë se kurrë

Pep Guardiola është kthyer të flasë pas eliminimit në Champions League nga Monaco. “Nuk jam ndier kurrë më i fortë se tani”, ka siguruar trajneri i Manchester City, i cili është kritikuar pas paraqitjeve të fundit të ekipit të tij. Ish-tekniku i Barcelona-s dhe bayern-it ka zbuluar se ka marrë një mesazh mbështetjeje nga presidenti Khaldoon Al Mubarak menjëherë pas humbjes së pësuar ndaj Monaco të mërkurën e kaluar. “Natyrisht, ka qenë i zhgënjyer, – ka saktësuar Guardiola, – po më ka dhënë mbështetjen e tij mua dhe ekipit, dhe unë e kam vlerësuar shumë këtë gjest”.

https://www.youtube.com/watch?v=nLZGSxtrU2o

Guardiola, në vazhdim, ka zbuluar edhe se është takuar me pronarin e City, Sheikh Mansour në fundin e shkurtit. Dhe ai takim, ashtu si mesazhi i Al Mubarak, e ka përforcuar pozicionin e tij si trajner, më shumë nga sa mund të ketë qenë në kohën kur drejtonte Barcelona ose Bayern Munich. “Kam më shumë forcë nda sa kam pasur ndonjëherë në profesionin tim si trajner, – ka thënë Pep. – Ky klub ka ndërmarrë një rrugëtim shtatë vite më parë dhe unë duam të jem gjithnjë dhe më shumë i përfshirë, dua të bëj pjesën time”.

Më shumë nga Premier League