Kampionati Shqiptar

“Guerrils”: FSHF trukon dënimet, sepse është antifutbolli vetë!

“Ultras Guerrils” kanë protestuar dje pranë selisë së FSHF-së, duke denoncuar, sipas tyre, padrejtësitë që po bën ky institucion në drejtimin dhe menaxhimin e garës kombëtare futbollistike.

“Ultras Guerrils” kanë protestuar dje pranë selisë së FSHF-së, duke denoncuar, sipas tyre, padrejtësitë që po bën ky institucion në drejtimin dhe menaxhimin e garës kombëtare futbollistike. Pavarësisht “rrethimit” që u bënë zyrave luksoze në Rrugën e Elbasanit, përkrah Ambasadës Amerikane të Tiranë, Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Disiplinës, që të kuqtë t’i luajnë 4 ndeshje pa tifozë. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i tifo-grupit më të madh e të organizuar të Partizanit:

“E keni konfirmuar dhe e konfirmoni dita-ditës që jeni një institucion i korruptuar, i njëanshëm dhe i kapur. Merrni vendime anti-futboll, sepse jeni antifutbolli vetë! Ne jemi shpirti i kësaj loje dhe do të jemi kundërshtarët e sistemit tuaj trukues e të trukuar, dënues, por i padënuar, servil e dallaverexhi! Do të na dënoni në stadium, por nuk do të na dënoni në rrugë, me protesta e aksione ndaj padrejtësive tuaja! Federata nuk dënon trukimet, por trukon dënimet! Federata nuk ndalon dhunën, por urdhëron shkopin e gomës! Nuk do futbollin, por dallaveret!”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar