• Guingamp-Paris, kampionët s’mund të gabojnë më

    Publikuar: 16 Dec 9:43

    Paris Saint Germain do të kthehet në fushë për javën e tetëmbëdhjetë të kampionatin francez. Skuadra e Emery do të luajë në fushën e Guingamp, që vjen nga një paraqitje e mirë të bërë kundër Lyon në Kupën e Ligës së Francës, që i ka siguruar kuqezinjve kualifikimin (surprizë) në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Guigamp ka arritur të eliminojë ekipin e Genesios pas ekzekutimit të penalltive. Por pak ditë më përpara ka ardhur humbja 1-0 në kampionat kundër Saint-Etienne, që ka ndalur vrapin e lojtarëve të Koumbare drejt zonës europiane të klasifikimit. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur akoma: vendi i gjashtë me 26 pikë i lejon kuqezinjtë të vazhdojnë të ëndërrojnë.

    Edhe Paris Saint-Germain ka dalë fitimtar nga Kupa e Ligës së Francës, në ndeshjen kundër Lille, të mundur me rezultatin 3-1. Ndërsa në kampionat, parisienët nuk fitojnë prej dy ndeshjesh dhe ky është një lajm. Në javën e 16-të janë mundur 3-0 në fushën e Montpellier dhe në atë të 17-ën kanë arritur të shmangin humbjen ndaj kryesuesve të Nice falë një barazimi 2-2, që ka pozicionuar Cavanin me shokë në vendin e tretë të renditjes me 36 pikë, -4 larg kreut. Heroi i asaj sfide ka qenë “Matador”-i, i cili ka realizuar dy gola, pasi Parisi kishte kaluar në një disavantazh të dyfishtë kundër skuadrës së Balotelli-t. Tani, ekipi i Emery, duhet të kthehet të fitojë në transfertë, edhe pse PSG nuk është mësuar të dështojë në tri ndeshje të njëpasnjëshme. Kampionët në fuqi të Ligue 1 nuk kanë pësuar asnjë gol në 5 nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Guingamp në të gjitha kompeticionet.

     

    Për më tepër, lojtarët e Emery kanë shënuar të paktën dy gola për ndeshje në 5 nga 6 përballjet e fundit të luajtura në kampionatin francez. Gjithashtu, “Les Parisiennes” kanë realizuar të paktën dy gola për ndeshje në tri përballjet e fundit të zhvilluara kundër Guingamp në të gjitha kompeticionet. Në shtatë takimet e fundit të zhvilluara në kampionat në fushën e Guingamp janë realizuar 1.4 gola për ndeshje.

     
    [interaction id=”58544cbf8780aab73878b03f”]


    Lexo postimet e tjera