Connect with us

Futboll

Gundogan kthehet pas 8 muajsh, lumturohet Guardiola!!!

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, është shumë pranë rikthimit në 100% të formës dhe trajneri Pep Guardiola do ta grumbullojë gjermanin për herë të parë në miqësoren kundër Girona, javën e ardhshme. Gundogan luajti 16 ndeshje me City në sezonin e kaluar, të cilin e mbylli që në dhjetor si pasojë e një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.

“Gundogan mund të luajë në mesfushë, si i avancar apo tërhequr. Personalisht e shoh si blerje dhe jam shumë i lumtur,” – përfundoi Guardiola. Manchester City është në Spanjë ku të mërkurën do të ndeshet me Girona, ndërsa të shtunën do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit kundër Brighton

“Unë mendoj se ai është shumë pranë rikthimit në 100% të formës, – tha Guardiola. – Kam menduar t’i jap disa minuta kundër Girona. Nuk e di mirë, sepse më duhet të flas me mjekët, sepse tetë muaj mungesë janë shumë. Nuk duam të marrim asnjë rrezik, sepse po flasim për një futbollist cilësor, që i përshtatet shumë mënyrës së lojës tonë.”

Më shumë nga Futboll