Futboll

Guri: “Keqardhje  për Vllazninë, por gëzoj për Kukësin”

Ironike në “Loro Boriç”, pasi ishte pikërisht sulmuesi shkodran i kampionëve në fuqi, Sindrit Guri ai që çeli serinë e golave në sfidën e veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit, e përfunduar me fitoren e miqve, në shifrat 1-3. Në rolin dhe pozitën e vështirë për t’i shënuar ish-ekipit të tij, Guri gjithsesi ka menaxhuar që të marrë duartrokitjet e tifozëve shkodranë. Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi i Kukësit ka shprehur keqardhjen për Vllazninë dhe pozitat e vështira në të cilat ndodhen kuqeblutë, ndërkohë që në aspektin personal nuk fshehu dëshirën dhe objektivin për tu transferuar jashtë Shqipërisë.

“Më vjen keq për Vllazninë, por tani si kundërshtar, normalisht që gëzohem për fitoren dhe suksesin me ekipin tim. Ndihem mirë në qendër të sulmit, pasi është pikërisht ky pozicioni im natyral. Normalisht, vetëm pesë gola nuk janë mjaftueshëm në një ekip si Kukësi, por bashkë me Bakajn, shpresojmë të vazhdojmë kështu, duke dhënë më të mirën. Personalisht, sikurse çdo futbollist, dua të provoj veten jashtë Shqipërisë, në një kampionat edhe më të fortë”, u shpreh në përfundim të ndeshjes, sulmuesi shkodran i Kukësit, Sindrit Guri, që thekson harmoninë si çelësin e suksessit të verilindorëve.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll