Connect with us

Futboll

Gvozdenovic i thotë lamtumirë Tiranës, bashkohet me Milinkovic te Kukësi

Klubi i Tiranës ka njoftuar pasditen e sotme largimin nga stafi teknik i bardhebluve të zëvendëstrajnerit, Ivan Gvozdenovic. Serbi që për dy sezone ka qenë asistenti i tre trajnerëve që morën drejtimin e skuadrës 24 herë kampione, për tu larguar ditën e sotme, në kërkim të një aventure të re, kësaj here si zëvendës i bashkëkombasit të tij Mladen Milinkovic, me skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë, Kukësi. Në një postim në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”, bardheblutë duke falenderuar serbin për bashkëpunimin 2-vjeçar, kanë cituar fjalën e tij të lamtumirës.

Rezultate imazhesh për ivan gvozdenovic tirana

“Ivan Gvozdenovic i ka dhënë fund sot detyrës si zëvendës trajner i Tiranës pas dy vitesh bardheblu. Sot pasdite ai ka qenë i pranishëm në kompleksin “Skënder Halili” për të takuar stafin teknik, lojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar në dy vitet e fundit. Para se të largohej, Gvozdenovic ka mbajtur një fjalim para skuadrës”, deklaron klubi bardheblu, që e falenderon për kontributin e dhënë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij.

Rezultate imazhesh për ivan gvozdenovic tirana

“Kam kaluar me ju dy vitet e fundit, mes momenteve të mira por dhe momenteve të vështira të cilat i kemi kaluar bashkë. Ka qenë një eksperiencë mjaft e mirë për mua siç ka qenë edhe për ju. Ka qenë një nder për mua të punoja në një klub të madh si Tirana. Ështe klubi më i madh në Shqipëri dhe më i rëndësishmi. Nuk ka rendesi se në cilën kategori do të luani vitin tjetër, unë ju uroj të fitoni kampionatin e të riktheheni aty ku i takon këtij klubi të jetë. Ju uroj suksese dhe gjithë të mirat në sezonin e ri. Të njëjtën gjë uroj dhe për Ze Marian dhe stafin teknik me të cilët ishte një kënaqësi të punoja në dy javët përgatitore për Europën. Ky është futbolli, sot po iki nga Tirana por ndoshta një ditë do të rikthehem sërish këtu”, ka thënë Gvozdenovic para se të largohej nga Tirana.

Më shumë nga Futboll