Connect with us

Çiklizëm

Hagen fiton etapën e 19-të, Froome ruan kreun, nesër kronometri vendimtar

Çiklisti norvegjez Edvald Boasson Hagen fitoi sot etapën e 19-të të Turit të Francës, Embrun-Provence, 226km e gjatë, një etapë thuajse e gjitha fushore, e përshtatshme për sprinterët, por ku nuk munguan shkëputjet. Dhe në kilometrat e fundit, çiklistët nisën një garë të bukur shpejtësie, ku triumfoi Hagen, në suksesin e tij të tretë në karrierë në Turin e Francës. Gati 3km nga fundi, ai arriti të shkëputej nga një grup prej 8 çiklistësh që ndodheshin në krye, duke prerë i pari vijën e finishit pas 5h06’09”. Në vendin e dytë u klasifikua gjermani Nikias Andt, ndërsa në të tretin belgu Jens Keukeleire.

Froome me fanellen e verdhe gjate Turit

Të gjithë çiklistët “big” dhe që pretendojnë fitimin e Turit të Francës mbërritën së bashku në finish, duke bërë që kreu i renditjes të mos pësojë asnjë ndryshim. Britaniku Chris Froome vazhdon të jetë lider i turneut dhe mban të veshur fanellën e verdhë të kryesuesit, duke ruajtur avantazhin prej 23 sekondash ndaj francezit Romain Bardet . ndërsa në vendin e tretë ndodhet kolumbiani Rigoberto Uran me 29 sekonda më shumë, spanjolli Mikel Landa me +1’36” dhe italiani Fabio Aru me +1’55”. Por emri i fituesit të Turit do të përcaktohet nesër, në etapën e 20-të, një kronometër individual, 22,5km e gjatë.

Nga etapa e sotme e Turit te Frances

Më shumë nga Çiklizëm