Kampionati Shqiptar

Hair Zeqiri rikthehet në “fole”, i bashkohet Flamurtarit

Hair Zeqiri duket se ka vendosur të rikthehet në shtëpi. Mesfushori vlonjat, pasi luajti sezonin e shkuar me Kukësin, tashmë ka fituar lirinë, duke i paguar presidentit Safet Gjici 9 mijë euro. U tha se Partizani dëshironte shërbimet e tij, por në fakt ka qenë Sinan Idrizi, ai që ka vepruar në kohë dhe ka arritur në parim akordin me fantazistin

Hair Zeqiri vendos të rikthehet në shtëpi. Mesfushori vlonjat, pasi luajti sezonin e shkuar me Kukësin, tashmë ka fituar lirinë, duke i paguar presidentit Safet Gjici 9 mijë euro. U tha se Partizani dëshironte shërbimet e tij, por në fakt ka qenë Sinan Idrizi, ai që ka vepruar në kohë dhe ka arritur akordin me fantazistin. Thënë ndryshe, Hair Zeqiri rithehet te Flamurtari, skuadra e tij e zemrës, ku u rrit si futbollist. Ai ka firmosur kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi.

zeqiriii

Hair Zeqiri duke nënshkruar kontratën me Kukësin, një vit më parë

Një lëvizje e tillë vjen në të njëjtën kohë kur administratori i kuqezinjve ka lëshuar “shigjeta” në drejtim të Nderim Nexhipit, se pret më shumë prej tij. Ardhja e Zeqirit është një kërcënim për ish-kapitenin e Partizanit, sepse të dy luajnë në të njëjtin rol. Pra, shtohet konkurrenca dhe, me gjasë, njëri do të detyrohet t’i nisë ndeshjet nga stoli.

 

Trajneri Stanislav Levi mund të mendojë edhe për ndonjë zgjidhje tjetër taktike, me të dy lojtarët në fjalë në fushë, por kjo do ta zhbilanconte dukshëm Flamurtarin në aspektin difensiv në raport me kundërshtarët potencialë të Superiores.

Hair Zeqiri gjatë një dyluftimi me Ervin Bulkun

Hair Zeqiri u kërkua edhe nga RNK Spliti në Kroaci, por Kukësi kërkoi një shumë të majme financiare për kartonin e vlonjatit. 300 mijë euro donte Gjici, që Zeqiri të lihej i lirë për të shkuar në klubin kroat. Kjo pistë ra shpejt, ndërkohë që lojtari ishte i përjashtuar nga verilindorët, nga njëra anë, por edhe mbahej “peng”, nga ana tjetër.

Një “kleçkë” në kontratë i jepte të drejtë presidentit të nënkampionëve, që ka shfrytëzuar më së miri rastin për t’i marrë Zeqirit 9 mijë euro para pak ditësh dhe ta lërë të lirë, të ikë ku të dojë. Flamurtari po vepron si me Halilajn, duke i kthyer bijtë e vet në shtëpi, në përpjekje për të mos u mbushur vetëm me të huaj, sepse numri i tyre në një ndeshje dihet se është 4 të tillë, jo më shumë.

 

“Pasaporta” e Hair Zeqirit

Emri / Mbiemri

Hair Zeqiri

Datëlindja

11 tetor 1988

Vendlindja

Vlorë

Gjatësia

1.90 m (6 ft 3 in)

Roli në fushë

Mesfushor

Karriera me të rriturit

Viti

Skuadra

Ndeshje

Gola

2006–2014

Flamurtari

119

(12)

2011–2012

Çaykur Rizespor (huazim)

20

(1)

2014–

FK Kukësi

33

(6)

Me kombëtaret kuqezi

2006–2010

Shqipëria U-21

6

(1)

2011–

Shqipëria

4

(0)

[total-poll id=74864]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar