Kategoria Superiore

Hairi Zeqiri i befasuar, nuk e priste largimin nga Kukësi

Te Kukësi mbrëmjen e djeshme përpiluan listën e lojtarëve që do të udhëtonin drejt Austrisë mëngjesin e sotëm, ku nuk ishin emra me peshë që mbyllën sezonin 2014-2015. Që do të thotë se nuk ishin në planet e këtij ekipi për të ardhmen. Kësaj liste nuk i ka shpëtuar as Hair Zeqiri, i cili u afrua me bujë një vit më parë nga presidenti Safet Gjici.

Te Kukësi, mbrëmjen e së hënës, përpiluan listën e lojtarëve që do të udhëtonin drejt Austrisë, ku nuk ishin lojtarët me peshë që mbyllën sezonin 2014-2015. Që do të thotë se nuk ishin në planet e këtij ekipi për të ardhmen. Kësaj liste nuk i ka shpëtuar as Hair Zeqiri, i cili u afrua me bujë një vit më parë nga presidenti Safet Gjici.

Zeqiri-Hoxha-Lushtaku-dhe-Halilaj-te-Kukesi

Foto: Lojtarët e larguar nga Kukësi: Zeqiri, Hoxha, Lushtaku, dhe Halilaj

Për sa iu përket largimeve të fundit, përfshihen tre titullarë kryesorë; portieri Argent Halilaj dhe mesfushorët Ylli Hoxha dhe Hair Zeqiri. Nëse të tjerët e kanë dëshiruar largimin, apo e kanë pritur në një farë mase këtë që do të ndodhte, Hair Zeqiri ka qenë plotësisht e kundërta e tyre.

Vlonjati nuk ishte pjesë e verilindorëve në nisjen e përgatitjeve në Tiranë rreth një javë më parë, çka ka ndikuar në largimin e tij përfundimtar nga skuadra. Mesfushori shtatlartë ka mbetur i befasuar se pse nuk është telefonuar për të udhëtuar me ekipin drejt Austrisë, ndërsa kërkon sqarime nga drejtuesit se pse ka ndodhur kjo.  Pritet që të ketë takim mes lojtarit dhe drejtuesve për të sqaruar kontratën. Përpos tre emrave të sipër përmendur, largime të konfirmuara janë: Pit, Dushku, Smajli, Peqini, Dosti, Hoxha dhe Lushtaku.

[total-poll id=38269]

Më shumë nga Kategoria Superiore