Connect with us

Lifestyle

Hajdutët hyjnë në kampin stërvitor të Augsburg, vjedhin 50 topa

Një surprizë e hidhur për FC Augsburg në kampin stërvitor. Papritmas ekipi gjerman është gjendur pa topa. Gjatë natës të së shtunës kanë hyrë të panjohur në konteinerin e ekipit që momentalisht ndodhet në Marbella të Spanjës. Hajdutët kanë vjedhur 50 topat, disa atlete dhe këpucë futbolli si dhe doreza portierësh.

Një surprizë e hidhur për FC Augsburg në kampin stërvitor. Papritmas ekipi gjerman është gjendur pa topa. Gjatë natës të së shtunës kanë hyrë të panjohur në konteinerin e ekipit që momentalisht ndodhet në Marbella të Spanjës. Hajdutët kanë vjedhur 50 topat, disa atlete dhe këpucë futbolli si dhe doreza portierësh. Fatmirësisht FCA u informua për vjedhjen që gjatë mbrëmjes kështu që mund të huazonte disa topa nga Borussia Monchengladbach, Mainz dhe Werder Bremen, që ndodhen në të njëjtin kamp stërvitor.

Aus diesem Container wurden die Bälle gestohlen

Por stërvitja si fillim u nis pa top. Trajneri Manuel Baum: “Kishim përgatitur një seancë stërvitore të bazuar në kondicionin fizik për këtë paradite. Por më pas na duheshin topat  për pjesën e dytë të stërvitjes.” E keqja ishte se ekipet që huazuan topat i donin mbrapsht gjatë mesditës. Kështu që ekipi porositi 30 topa të tjerë nga Augsburg. Meqë mbasdite nuk do të ketë seancë stërvitore, të nesërmen nuk do të mungojnë topat. Ekipi do të qëndrojë në Spanjë deri të premten.

 

 

Më shumë nga Lifestyle