Gossip

Pique ndjek Shakira-n në koncert, të nesërmen thërret policinë…

Qendërmbrojtësi spanjoll Gerard Pique është bërë viktimë e një vjedhjeje.

Siç raportojnë mediat spanjolle, hajdutët janë futur në shtëpinë  e tij në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë. Pikërisht në shtëpinë ku jeton ai dhe Shakira, duke vjedhur disa orë luksoze dhe bizhuteri me vlerë të madhe.

Pique ishte në Gjermani gjatë incidentit, për të parë një koncert të gruas së tij Shakira.

Gjatë momentit të vjedhjes thuhet se brenda në shtëpi të kenë qenë prindërit e Pique. Banesa e tij ndodhet në Espulgues de Llobregat në perëndim të Barcelonës.

Ata e kanë vënë re hyrjen në shtëpi mëngjesin e së nesërmes dhe kanë lajmëruar policinë.

Më shumë nga Gossip