La Liga

Hajdutët vjedhin shtëpinë e Coutinho-s në Barcelonë

Blerja e re e Barcelona-s Philippe Coutinho ka hasur vështirësinë e parë në qytetin e tij të ri. Shtëpia e tij është vjedhur teksa ai kishte dalë me familjen për darkë.

Braziliani dhe familja e tij janë kthyer në orën 1.30 të mëngjesit, sipas Diario Gol.

Ka qenë një ditë e tmerrshme për ish-lojtarin e Liverpool, i cili paradite duhet të bënte pa makinën e tij pasi ia morën autoritetet.

Shtëpia është zgjedhur nga shoku i ekipit Luis Suarez pas transferimit të lojtarit nga Anfield.

Braziliani kishte vendosur të kalonte ditën me familjen e tij pasi nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit për shkak se nuk mund të luajë në Champions League me Barcelona-n.

Coutinho thuhet të ketë kontaktuar menjëherë policinë dhe a dyshime se hajdutët kanë shfrytëzuar rikonstruksionin që po bëhej.

 

Më shumë nga La Liga