Futboll

Hakmarrja e ëmbël e Henry: “Fitorja ndaj Chelsea është e preferuara ime në FA Cup”

“Unë kam luajtur në tre finale të FA Cup me Arsenal, duke fituar dy prej tyre, por nuk ka asnjë dyshim se cila prej tyre më shijoi më shumë. Të mundnim Southampton në 2003 ishte e shkëlqyeshme, por fitorja ndaj Chelseas në 2002, kur shënuan Ray Palour dhe Freddie Ljungberg ishte kënaqësi e papërshkrueshme. Jo sepse e para është më e mirë, por sepse ishim të dëshpëruar të fshinim nga memorja dhimbjen për dështimin e një viti më parë, kur në 2001 Liverpool na mundi në finalen time të parë. Oh Zot i madh! Si e humbëm atë finale? Ishte e para e këtij mijëvjeçari dhe ne duhej të kishim fituar, madje dyfish!, rikujton ish-sulmuesi i Arsenal, Thierry Henry, në lidhje me historikun e finaleve të FA Cup, të diskutuara prej tij gjatë aventurës së suksesshme të tij te Arsenal.

Thierry Henry has spoken of his favourite moments in the FA Cup for Arsenal

“Askush nuk qau për ne, por unë nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë shpartallimin e një kundërshtari sikurse ia punuam ne dhe në fund të mos fitonim. Ne patëm të paktën 10, 11, 12 shanse të pastra. Kur kalova Sander Westerveld duke gjuajtur topin dhe Stephane Henchoz e ndaloi atë me dorë në vijën fatale…a nuk ishte ajo një penallti? Konkretisht unë kisha shënuar por arbitri jo vetëm që nuk akordoi golin dhe penalltinë, por nuk dha as goditje këndi në favorin tonë! U zhgënjyem aq shumë sa nuk mbaj mend ndonjë grup futbollistësh të ishin aq të mërzitur. Bravo i qoftë Liverpool, por ne na dogji shumë. Gjithsesi, prandaj të mundnim Chelsean ishte aq speciale. Na fshiu nga memorja atë humbje të dhimbshme ndaj Liverpool”.

“Ne ishim aq të vendosur. Unë u dëmtova pas vetëm 10 minutash lojë, por nuk kishte shanse që të dilja nga fusha. Do ta çoja misionin deri në fund. Për më tepër bëhej fjalë për Chelsea! Kjo e bënte gjithçka edhe më speciale. Gjatë rrugëtimit të fitores së asaj kupe, rivaliteti me Liverpool u përsërit kur ne u përballëm në raundin e katërt në Highbury. Ishte vërtetë fantastike. Martin Keown dhe Denis Bergkamp u ndëshkuan me të kuq, teksa Jamie Carrager kishte marrë urdhërat e marshimit gjithashtu. Por me nëntë apo me tetë futbollistë nuk kishte shanse që ata të na mundnin ne atë ditë. Ishim aq të uritur për hakmarrje!”

Henry, pictured here with former Arsenal favourite Ray Parlour, says beating Chelsea in the final of the FA Cup was the most pleasurable

“Fitorja e finales së kupës ndaj Southampton ishte e çuditshme. Dy javë më parë ne i kishim shpartalluar në shtëpi me rezultatin 6-1, por ajo finale ishte shumë e vështirë. Ne po mundoheshim të fitonim kohë duke mbajtur topin pranë flamurtit të goditjes së këndit. Unë u shpalla futbollisti i ndeshjes dhe kjo më bëri krenar. Asaj kohe, vetëm një javë më parë kishim humbur kampionatin dhe ishim të dëshpëruar të fitonim, me qëllim që të ngushëlloheshim me një trofe të paktën. Për të qenë të sinqertë, fitorja jonë në finalen e Kupës ndaj Manchester United në vitin 2005 ishte njëlloj sikurse fitorja e Liverpool ndaj nesh. Ata na shkatërruan fare! Unë isha i dëmtuar por pashë se si ata na telendisën, por ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Më pas ne fituam me penallti, për tu bërë edhe ekipi i parë që fitonte kupën falë goditjeve standarde”, deklaroi Thierry Henry, i cili kujtimet e tij në lidhje me finalet e FA Cup të diskutuara me fanellën e Arsenal i mbyll me fjalët: “Unë nuk po gënjej! E sigurtë që i mbaj mend të gjitha. Në fakt, nuk do t’i harroj kurrë ato, veçanërisht atë ndaj Chelsea”.

Më shumë nga Futboll