Tenis

Halep dhe Nadal ruajnë kreun, por beteja për “numrin 1” është e ashpër

Fundi i vitit po afron dhe tenistët më të mirë në botë kanë nisur një garë të fortë mes tyre për të grumbulluar sa më shumë pikë, për të marrë kryesimin e renditjes dhe për ta mbyllur 2018-ën në vendin e parë.

Beteja më e madhe është te meshkujt, me Novak Djokovic që është ngjitur në vendin e dytë pas triumfit në Shangai dhe tashmë është më pak se 200 pikë pas Nadal, që ruan kreun. Ndërkohë që i treti është Federer, një treshe që do të ndajë kreun në fund të këtij sezoni.

Edhe te femrat një duel i fortë për kreun, me dyshen Halep-Wozniacki që duken si favorite kryesore për ta mbyllur vitin 2018 në vendin e parë. Ato janë më pak se 1,000 pikë larg njëra-tjetrës dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund, ndërkohë që disi më pas duket Kerber, me 2,000 pikë pas Halep.

Meshkuj, “Top-5 “

1-Rafael Nadal, 7,660 pikë

2-Novak Djokovic, 7,445 pikë

3-Roger Federer, 6,260 pikë

4-Juan Martin Del Potro, 5,860 pikë

5-Alexander Zverev, 5,025 pikë

Femra, “Top-5”

1-Simona Halep, 7,421 pikë

2-Caroline Wozniacki, 6,461 pikë

3-Angelique Kerber, 5,400 pikë

4-Naomi Osaka, 4,740 pikë

5-Karolina Pliskova, 4.465 pikë

Më shumë nga Tenis