Tenis

Halep: Gjithçka duket irreale, kisha vite që e ëndërroja këtë moment

Simona Halep është në qiellin e shtatë pas triumfit në grand slemin e Roland Garros, fitorja e saj e parë në një turne të madh, duke thyer mallkimin e faktit se ishte tenistja e vetme në histori që mbante kreun e renditjes botërore pa fituar asnjë grand slem.

Ky është një moment i pabesueshëm. E kisha ëndërruar që kur isha 14 vjeçe dhe nisa të luaj tenis. E kisha fituar këtë turne në nivelin junior dhe i kisha premtuar vetes që ta fitoja edhe me kategorinë senior. Ky është grand slemi im i preferuar”, tha tenistja rumune.

Është diçka irreale, nuk më besohet që ia dola mbanë, pasi gjithnjë dukej e pamundur. Mendoj për të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar, familjen time, miqtë e mi. Pa ndihmën e tyre nuk do të isha sot këtu”, tha më tej Halep, që rrëfen gjatë finales me Sloane Stephens ka patur probleme.

Në fundin e ndeshjes kisha probleme me frymëmarrjen, mezi po merrja frymë. Ndoshta isha e emocionuar, nuk e di, por tani jam duke shijuar këtë moment, që shpresoj të zgjasë sa më shumë”, u shpreh Simona Halep për mediat.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis