Tenis

Halep nuk tërhiqet: Jam numri 1, do të jem në finalet e Championship

Edhe pse nuk është ende në formë, duke u mundur që në raundin e parë në 3 turnetë e fundit ku ka marrë pjesë, madje duke u tërhequr në dy prej tyre për shkak të problemeve fizike, tenistja rumune Simona Halep beson se do të jetë në finalet e Championship, që zhvillohen më datat 21-28 tetor në Singapor. Në këtë turne marrin pjesë 8 tenistet më të mira në botë dhe Halep, që aktualisht është numri 1, shpreson të jetë.

Tani ndihem shumë më mirë. Natyrisht që kam qenë e shqetësuar, por pasi kreva një rezonancë magnetike kemi kuptuar problemin dhe si ta parandalojmë atë. Kam patur disa shqetësime në shpinë në të shkuarën, por tani ato janë zbutur dhe jam gati për t’u rikthyer”, u shpreh Halep gjatë një interviste për mediat e vendit të saj.

Vazhdoj ende të punoj për të rikuperuar 100%, duke kryer fiezioterapi. Do të kryej edhe një javë tjetër pushim dhe do të nis përgatitjen për finalet e Championship, duke u stërvitur gradualisht. Rëndësi ka shëndeti, por do të shkoj në finalet e këtij turneu. Nuk ka asnjë shans që të operohem, pasi situata është nën kontroll”, tha Halep.

Më shumë nga Tenis