Connect with us

Kategoria Superiore

Halili: Tiranën duan ta dëmtojnë, gara e pandershme

Tirana po kalon një krizë rezultatesh. Bardheblutë nuk e njohin fitoren në 7 ndeshjet e fundit në kampionat. Situata është e komplikuar, ekipi nuk po bind në fushë. Pas rezultateve të fundit 24 herë kampionët mund të rrezikojnë edhe mbijetesën, megjithatë presidenti Refik Halili në prononcimin për “Super Sport” deklaroi se sa të jet ai në krye kjo gjë nuk ka për të nodhur: “Çfarë nuk ndodh në jetë, por nëse thuhet kjo gjë, është dashakeqësi. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, sa të jem unë në drejtim. Skuadra është cilësore, do ta vazhdojmë garën dhe do të luftojmë për të kapur vendin e katërt dhe për të fituar kupën. Nëse ia dalim, do të jetë një gjë shumë e mirë për Tiranën, por rënia as duhet diskutuar. Këto vite kemi pasur ekip shumë cilësor dhe gjithnjë klubi është luftuar nga të gjitha krahët, për të mos pasur sukses. Ka sulme edhe nga media, mjafton të dëgjojmë Ervin Bulkun që gjithnjë thotë që Tirana ka keqmenaxhim”.

Te Tirana, përveç rezultateve që mungojnë edhe financat janë një problem i madh. Drejtuesit disa herë kanë dal me deklarat për shtyp se janë duke shlyer përfundimisht të gjitha borxhet e akumuluara, por gjithmonë kur është thënë se boxhet janë drejt fundit ka dal një çështje e re.

“Problemet e Tiranës nuk janë të reja, kanë nisur prej shumë vitesh, e kemi gjetur të mbytur kur erdha herën e dytë, para 3 vitesh. Kur e kam marrë Tiranën, e kam gjetur në pikën më të ulët të historisë dhe askush nuk besonte te shpëtimi. Bëmë merkato janari, patëm fat, ia dolëm ta shpëtojmë Tiranën nga rënia nga kategoria”. Tirana ka shlyer borxhe pa fund, kam ndërtuar një stadium model, kam ndërtuar një akademi ku punojnë njerëz shumë të aftë si Sulejman Mema”, tha presidenti i bardhebluve, që shtoi se gara është e pandershme:

Tirana është ndër klubet e pakta që i ka të deklaruara të gjitha pagat, ndërsa shumë klube nuk i raportojnë të sakta pagat dhe tatimet. Gara nuk është e ndershme, të diskutojmë në një tryezë të përbashkët media, FSHF, arbitra e klube, ku të sqarojmë shumë gjëra që nuk shkojnë në futbollin shqiptar”.

Më shumë nga Kategoria Superiore