Formula 1

Hamilton: 40 pikë avantazh janë shumë, por Botërori ka ende 6 gara

Lewis Hamilton ka 40 pikë avantazh karshi Sebastian Vettel në renditjen e përgjithshme të Formula 1, por piloti britanik shprehet se asgjë nuk është e mbyllur për sa i përket titullit kampion. “Nuk kam asnjë plan për garat e radhës, se si të shpallem kampion, pasi ky është një sport ku dështimi mund të vijë edhe nga një defekt i vogël i makinës. Unë përpiqem t’i marr garat një e nga një, t’i fitoj të gjitha dhe në këtë mënyrë të shpallem kampion. Punoj dhe i përgatis garat ashtu si gjithnjë dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj stilin”, tha Hamilton.

Humbja që pësuam në Spa na vuri në lëvizje dhe pas atij zhgënjimi erdhën dy fitore, në Itali e Singapor. Punojmë fort që të premten e deri para garës për të patur një makinë të shpejtë, të besueshme dhe fituese, duke u përpjekur që të marrim 102% nga makina”, tha Hamilton. Më tej, britaniku shton: “Të kesh 40 pikë avantazh është pozitive, por ka ende edhe 6 gara deri në fund. Në punojmë më të qetë, por nuk heqim dorë nga mundësia për ta përmriësuar edhe më tej makinën, pasi çdo garë kërkon një impenjim ndryshe”.

Më shumë nga Formula 1