Formula 1

Hamilton: Çdo garë ka për të qenë një betejë e vështirë

Lewis Hamilton është gjithnjë e më shumë pranë titullit të 4-t kampion bote në Formula 1, por piloti i Mercedes beson se 4 garat e mbetura kanë për të qenë shumë të vështira për të. Edhe pse ka 59 pikë avantazh ndaj Sebastian Vettel, piloti britanik pret një sfidë të fortë me rivalin gjerman të Ferrarit. “Nuk jam, një njeri që i besoj plotësisht fatit, apo të pres fatkeqësinë e tjetrit për të fituar. Pres një betejë “rrotë më rrotë” me Vettel deri në garën e fundit”, u shpreh piloti britanik.

Piloti britanik Lewis Hamilton

Formula 1 prandaj është e bukur, pasi nuk i dihet asnjëherë fundit të garës. Unë kam për detyrë të jem gjithnjë në formë dhe gati për garën, i përqendruar në maksimum dhe të fokusohem te pista. Këtë gjë bëj çdo javë, ndërkohë që skuadra më jep një makinë të shpejtë për ta pilotuar”, tha Hamilton, që më tej shtoi: “Unë pres një betejë të fortë deri në garën e fundit, jo vetëm me Vettel. të gjithë duan të mundim më të mirin, ndaj duhet të je mi përgatitur”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1